Home / Lajme / Botë / Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën në një sulm me bombë në Bagdad

Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën në një sulm me bombë në Bagdad

 Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën, ndërsa mbi 60 janë plagosur kur një vetëvrasës me bombë e ka aktivizuar mjetin shpërthyes, të vendosur në kamion, në pikën kontrolluese në pjesën jugore të Bagdadit, deklaruan përfaqësues të policisë, lajmëron TASS.

Sulmuesi e ka ngritur në erë kamionin midis automobilave tjerë, të cilët ishin duke pritur në kontroll para pikës. Disa nga automjetet që ishin në afërsi janë djegur nga shpërthimi.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin

Gjithashtu lexo

Sidnei. Për shkak të erës së fuqishme janë anuluar ose shtyrë dhjetëra fluturime

 Puna e aeroportit në Sidnei është çrregulluar për shkak të motit me erë ndaj bregut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *