Home / Kryesoret / Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë të Shkupit

Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë të Shkupit

G.N (20) nga fshati Haraçinë dje në orë 18:20 në SPB në Shkup, ka raportuar se rreth orës 17.30, tre persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në ajër. Në atë kohë në shtëpi, përveç G.N. kanë qenë nëna e tij, motra dhe vëllai, transmeton Gazeta Express.

Pesonat e panjohur në fillim kanë trokitur në derën e oborrit të shtëpisë, pastaj e kanë hapur dhe njëri nga ta, i armatosur me pistoletë, ka gjuajtur me dy plumba në ajër. G.N. ka vrapuar, ka dalë në oborr dhe ka parë personat e panjohur, të cilët janë munduar që personin e armatosur ta largojnë nga shtëpia.

Menjëherë pas ngjarjes G.N. ka lënë shtëpinë e tij, duke lëvizur në këmbë, dhe rreth orës 19 ka vërejtur se i njëjti automjet përsëri ka kaluar rreth shtëpisë së tij. Pastaj në lëvizje përsëri kanë gjuajtur në ajër dhe përmes rrugës kryesore janë larguar në drejtim të panjohur.

Inspektim ligjor kanë kryer ekipet e SPB në Shkup, ku kanë gjetur tre gëzhoja, të cilat do të ndihmojnë në gjetjet e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit, njoftojnë nga MPB-ja./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *