Home / Kryesoret / Të shtëna në afërsi të kazermës “Boro Menkov” në Kumanovë

Të shtëna në afërsi të kazermës “Boro Menkov” në Kumanovë

Një person i panjohur nga automjeti në lëvizje dje pasdite ka shtënë disa plumba nga armë zjarri në afërsi të kazermës “Boro Menkov” në Kumanovë, njoftoi sot MPB-ja.

Nëpunës policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast janë gjetur pesë gëzhoja nga pistoletë me gaz.

Rastin në SPB Kumanovë dje në orën 17 e kanë denoncuar të punësuar në kazermën “Boro Menkov”.

Po ndërmerren masa për gjetje të kryerësit dhe për zbardhje të plotë të rastit.(MIA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *