Home / Shëndeti / Teknika japoneze, largoni stresin për vetëm 5 minuta

Teknika japoneze, largoni stresin për vetëm 5 minuta

Stresi është pjesë e përditshmërisë. Por, ka raste kur ai mund të pengojë aktivitetin tonë të përditshëm dhe të ndërhyjë tek jeta personale e shëndeti.

Nëse vuani nga stresi, ju ftojmë të provoni këtë teknikë të vjetër japoneze qetësuese, që nuk do t’ju marrë më shumë se 5 minuta dhe mund të bëhet kudo.

Për ta praktikuar këtë teknikë, është e rëndësishme të kuptoni që çdo gisht i dorës përfaqëson ndjesi të ndryshme.

Gishti i madh – ndihmon për të luftuar emocione si ankth dhe shqetësim.
Gishti tregues – ndihmon për të luftuar frikën.
Gishti i mesit – ndihmon për të kontrolluar zemërimin dhe inatin.
Gishti i unazës – ndihmon për të luftuar depresionin dhe mërzitjen, e për të qenë më i vendosur.
Gishti i vogël – Ndihmon për të luftuar ankthin dhe rrit optimizmin e besimin në vetvete.
Për të harmonizuar energjitë në trup, shtrëngoni gishtin me dorën tjetër. Mbani secilin gisht për 1-2 minuta. Do ta kuptoni që po funksionin kur të ndieni pulsimin.

Për të qetësuar mendjen, ushtroni pak presion në qendër të pëllëmbës së dorës me gishtin e madh të dorës tjetër dhe mbajeni për të paktën 1 minutë, shkruan “Gazeta Shëndeti”.

Praktikojeni këtë teknikë çdo ditë për t’u qetësuar dhe larguar stresin.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *