Home / Kryesoret / Temperaturat e ulta ndikojnë në bujqësi – (VIDEO)

Temperaturat e ulta ndikojnë në bujqësi – (VIDEO)

Ndryshimi i temperaturave në këtë periudhë mund të ketë efekt negative ndaj pemëve dhe perimeve të cilët sapo kanë filluar të çelin. Më vështirë është pë rata të mbjellura të cilët janë nëpër serra dhe janë mbjellur më herët por që rrezikohen të dëmtohen nga këto temperature të cilat këtyre ditëve kanë përsfhirë jo vetëm rajonin e Pollogut.

Ekspertët e kësaj lëmie thonë se ulja e temperaturave ndikon më shumë tek pemtaria, vreshtaria dhe perimet e mbjellura, transmeton Televizioni Koha.

Agronomi Xheladin Nuhi, për Televizionin Koha nënvizoi se përderisa temperaturat akoma janë mbi zero gradë kjo nuk mund të ketë shumë ndikim, por rreziku ekziston nëse temperaturat fillojnë të ulen më shumë.

Kjo sipas tij, është një metodë shumë e shtrenjtë por që bujqit tetovarë shumë pak e përdorin dhe prandaj më e lehtë është ajo me djegien e gomave. Përndryshe, kryesisht në Pollog ka shumë pak plantazhe të prodhimeve të hershme ndërsa në treg më shumë këto prodhime sillen nga vende tjera dhe janë shumë të shtrenjta. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *