Home / Lajme / Botë / Terror në Londër, policia vret agresorin që tentoi të hyjë në Parlament, 12 të plagosur

Terror në Londër, policia vret agresorin që tentoi të hyjë në Parlament, 12 të plagosur

Policia britanike ka hapur zjarr dhe ka vrarë një person që ka tentuar të hyjë në Parlament.

Agresori me thikë arriti të futej në hapësirën e blertë të Parlamentit dhe ka therur një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje.

Më shumë se 10 persona thuhet se janë goditur me automjet “4×4” në urën “Westminster”, që raportohet se drejtohej drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve.

Tri trupa dukeshin qartë të shtrirë jashtë Parlamentit, ndërsa ndërtesa është rrethuar dhe mbyllur me urgjencë.

Kryeministrja Theresa raportohet të jetë futur në një makinë nga një oficer policie i veshur jo me uniformë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Agresori thuhet se ka qenë i vetëm teksa drejtonte automjetin gjatë urës “Westminster”, përpara se të përplasej me gardhin e Dhomës së Parlamentit dhe të futej në kopsht. Punimet e Dhomës së Përfaqësuesve janë pezulluar nga nënkryetarja Lindsay Hoyle. Deputetët janë urdhëruar të qëndrojnë brenda e të mos dalin jashtë.

Njerëzit jashtë pallatit shiheshin teksa vraponin, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *