Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetova vatër e drogës – (VIDEO)

Tetova vatër e drogës – (VIDEO)

Mëngjesin e ditës së sotme, pjesëtarë të Policisë së Tetovës, në hapësirat në mes qendrës sportive dhe stacionit të autobusave, kanë gjetur dy paketime me Marihuanë. Dy paketimet më nga rreth 500 gram Marihuanë të mbështjellura janë lënë afër trafostacionit ndërsa rreth 50 metra më larg është gjetur edhe një paketim tjetër me të njejtën peshë. Tre paketimet janë fotodokumentuar dhe do të analizohet përmbajtja e tyre, ndërsa pas kryerjes së hetimeve do të meren masa se kush dhe kur i ka lënë aty dhe për kënd kanë qenë të destinuara.

“Përndryshe, marihuana dhe kohëve të fundit kokaina janë lëndët narkotike më të kërkuara në rajonin e Pollogut.Vitin e kaluar,  të rikujtojmë në 68 rastet e denoncuara si vepra penale, gjithsej ishin involvuar 77 kryerës, për të cilët janë iniciuar 61 vpera penale, janë gjetur dhe konfiskuar 192 kilogram Marihuanë, 55 gram heroinë, dhe lloje të tjera të drograve por në sasi më të vogla.Në Tetovë numri I përdoruesve të drogës sipas regjistrit të SPB-së është 489 persona, kryesisht përdorues të Marihuanës, prej të cilëve 40 vitin e kaluar kanë qenë të regjistruar të rinj”, njoftojnë nga Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Numri më i madh i këtyre narkomanëve janë meshkuj, të moshës 15 vjeçare më i riu përdorues dhe më i moshuari 60 vjeçar, informoi policia. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *