Home / Kryesoret / Tetovarët: Njëherë u dogjëm në vitin 2001, sërish nuk ka gjasa (VIDEO)
Stitched Panorama

Tetovarët: Njëherë u dogjëm në vitin 2001, sërish nuk ka gjasa (VIDEO)

Afër qytetit të Tetovës, por sërish larg ndotjes së ajrit. Në fshatin Sellcë të Tetovës na pritën rrezet e diellit të shoqëruara me erë jostabile, por edhe qytetarë të brengosur të cilët e kanë të freskët konfliktin e 2001, shkruan Portalb.mk.

Aktiviteti i tyre i çdoditshëm u prish që në momentin kur disa portale shqiptare publikuan lajmin se në fshatrat e Malit Sharr qarkullojnë persona të armatosur, të cilët përgatisin sulme të dhunshme.

Pikërisht në këtë anë, para 16 vjetëve filloi konflikti luftarak në Maqedoni.

Në mesin e krizës politike dhe shpifjeve për gjendjen ndëretnike, u publikuan informata sensacionale dhe të paverifikuara. Disa portale spekuluan se tetëdhjetë luftëtarë janë përgatitur të marrin territorin ku jetojnë shqiptarët në pjesën perëndimore të Maqedonisë dhe ta shpallin pavarësinë e “Iliridës”.

Por në terren, informatat e tilla prej banorëve të fshatit Sellcë dhe Gajre hidhen poshtë si të pavërteta dhe manipulative.

Kryetari i bashkësisë lokale Sellcë, Qani Hiseni tha “ ne jemi djegur njëherë më 2001-n, për së dyti herë s’ka gjasë”.

Për më shumë shikoni në video-reportazhën e Portalbit dhe Novas prej fshatit Sellcë dhe Gajre të Malit Sharr si dhe qytetit të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *