Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovarët rrihen për përparësi kalimi – (VIDEO)

Tetovarët rrihen për përparësi kalimi – (VIDEO)

Të mërkurën rreth orës 14.30 minuta në udhëkryqin e rrugëve “Bllagoja Toska”, dhe “Marshall Tito” në Tetovë ka filluar një zënkë verbale mes 33 vjeçarit me iniciale V.P nga Tetova dhe 24 vjeçarit me iniciale SH.I nga Sedllarca e Epërme , për shkak të disa keqkuptimeve për përparësinë e kalimit të automjeteve.Sipas policisë, nga automjetet e tyre që të dy menjëherë kanë dalur jashtë, njoftojnë nga SPB-ja e Tetovës transmeton Televizioni Koha.

Zënka ka vazhduar duke shtyrë njëri tjetrin, pas çka SH.I nga vetura ka marrë një çelës prej metali që shërben për ndërrimin e gomave dhe dy herë e ka goditur personin V.P, më pas me bashkëudhëtarin e tij S.V 35 vjeçarë i cili ka ndërhyrë që ti ndajë, kanë ikur në drejtim të tregut të gjelbërt. Shumë shpejt SH.I është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policorë të Tetovës, ku është biseduar me të dhe më vonë është lënë i lirë. Po punohët në zbardhjen e plotë të rastit dhe më pas do të pasojë edhe padi adekuate njofton policia e Tetovës. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *