Home / Kryesoret / Tetovari që hulumton përdorimin e internetit në Ballkan.

Tetovari që hulumton përdorimin e internetit në Ballkan.

Sipas të dhënave nga Internet World Stats, e që i dedikohet përdorimit të internetit në shtetet e kontinentit të Evropës dhe në rrafshin botëror, rezulton se Hungaria dhe Kosova të jenë lidere për sa i përket përdorimit të internetit për vitin 2017, respektivisht deri më 31.03.2017.Sipas hulumtimeve, Hungaria dhe Kosova janë në vendin e parë edhe atë 80 përqind e popullatës e përdorin internetin në këta dy shtete. Në vendine  tretë është Kroacia ku 74 përqind e popullatës përdorin internet.Në vendin e katërt është Sllovenie ku 72 përqind e popullatës së përgjithshme  përdorin internet. Në vendin e 5 është Bosnja dhe Hercegovina ku 69 përqind e qytetarëve të saj kanë qasje në internet.Në vendin e 6 është Maqedonia, ku 68 përqind e popullatës që është rreth 2 milion gjegjësisht  diku rreth 1 milion e 300 mijë qytetarë të Maqedonisë shfrytëzojnë internet.Më pas është Serbia me 66 përqind, Greqia me 64 përqind, Shqipëria me 62 përqind, Mali  i zi me 61 përqind, ndërsa interesant është fakti se Bullgaria dhe Rumania që janë anëtare të Bashkimit Evropian përdorin më pak internet gjegjësisht renditen  në vendin e 11 dhe 12, për sa i përket shfyrtëzimit të internetit.Përndryshe, këta të dhëna  janë  përpunuar nga tetovari  Enver Beqiri, që është  autor i librave “Varshmëria e të rinjëve nga interneti”  botuar ne vitin 2009 dhe  librin “Nxënësi dhe interneti”  botuar ne vitin 2011.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *