Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovë: Nuk ia lëshon rrugën në komunikacion e rrah me shufër metalike

Tetovë: Nuk ia lëshon rrugën në komunikacion e rrah me shufër metalike

Dje rreth orës 14 e 30 min në udhëkryqin e rrugëve “Blagoja Toska” dhe “Marshal Tito” në Tetovë fillimisht ka nisur një zënkë verbale midis 33 vjeçarit V.P. nga Tetova dhe 24 vjeçarit Sh.I. nga Sedllarca e Epërme për shkak të keqkuptimeve të caktuara për përparësinë në komunikacion.

Zënka ka vazhduar me shtyrje të ndërsjella, pas së cilës Sh.I. nga vetura ka marr një çelës metali për rregullimin e gomave dhe dy herë e ka goditur V.P. dhe pastaj edhe bashkë udhëtarin e tij S.V.(35), i cili është përzier për t`i ndarë, pas së cilës ka ikur drejt tregut të Tetovës.

Shumë shpejtë Sh.I. është gjetur dhe arrestuar në Stacionin Policor në Tetovë. Është biseduar me të dhe pak më vonë është lëshuar. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit pas së cilës do të pasoje gjobë adekuate.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *