Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi porosi Gruesvkit: Mos nxit tensione ndëretnike

Teuta Arifi porosi Gruesvkit: Mos nxit tensione ndëretnike

Ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoni Samuell Zhbogar ka qëndruar sot në Tetovë, ku mes tjerash ka takuar edhe kryetaren e kësaj komune Teuta Arifin.

Raportohet se në fokus të bisedimeve kanë qenë euro-integrimet e vendit dhe shfrytëzimi i fondeve IPA, në rastin konkret thithja e këtyre fondeve nga ana e Komunës së Tetovës.

Megjithatë krahas çështjeve të ndërlidhura me pushtetin lokal dhe IPA fondet, është biseduar edhe rreth gjendjes aktuale politike. Por Zhbogar në këtë drejtim ka qen i përmbajtur para gazetarëve duke mos shpalosur detaje por është shprehur se mbetet në atë që tha para ca ditësh shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

Ndryshe nga Zhbogar kreu i Komunë së Tetovës ka konfirmuar se zgjedhjet lokale do të shtyhen ndërkohë që ka përcjell edhe një mesazh deri te ish-kryeministri Nikolla Gruevski që të mos nxitë urrejtje ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *