Home / Kryesoret / Thaçi: Kthim prapa nuk ka, FSK bëhet ushtri

Thaçi: Kthim prapa nuk ka, FSK bëhet ushtri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Kosovës për transformimin e FSK-së janë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Thaçi ka deklaruar se FSK duhet të transformohet në ushtri.

Presidenti Thaçi i dorëzoi të martën kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake.

Por, gjatë ditës së mërkurë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ambasada e SHBA-së në Kosovë, thanë se ‘shndërrimi i FSK-së në forcë të armatosur bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo në mënyrë të njëanshme’.

“Nuk është veprim i njëanshëm, por nëse ndonjë vend mendon që [Kosova] duhet të jetë e koordinuar me Serbinë, diçka e tillë nuk do të ndodh. Beogradi nuk do të mund të vendos për Kosovën. Kosova ka institucionet e veta legjitime, është vend sovran dhe i pavarur dhe diçka të tillë ja kam bërë të qartë edhe dje kryeministrit të Serbisë, Vuçiq, të cilit i kam kërkuar që të ushtrojë ndikimin për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të votohet Asociacioni dhe Demarkacioni – gjithashtu edhe të ndodhin ndryshimet Kushtetuese për FSK-në. Përgjigja e tyre ishte hezituese, prandaj kthim prapa nuk ka, FSK duhet të transformohet në ushtri të KosovëS”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka përsëritur se Ballkani nuk rrezikohet nga roli i FSK-së pasi qe sipas tij, funksioni i saj është në përputhshmëri me kornizat euro-atlantike, vlerat dhe standardet e tyre.

“FSK-ja është forcë me vlera me vizion euro-atlantik dhe luan rolin e paqes dhe stabiliteti në rajon”, thekson Thaçi.

“Ballkani perëndimor rrezikohet nga bazat ushtarake ruse në Serbi, nga aeroplanët MIG, të Rusisë në Serbi dhe nga manovrat ushtarake ruse në Serbi”, ka deklaruar Thaçi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *