Home / Kryesoret / Thaçi: Nëse ratifikohet Demarkacioni liberalizimi ndodh brenda pak muajsh

Thaçi: Nëse ratifikohet Demarkacioni liberalizimi ndodh brenda pak muajsh

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ripërsëritur se vetëm ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi e ndanë Kosovën nga liberalizimi i vizave. Edhe një herë Thaçi tha se nëse nuk kalon tani Demarkacioni në Kuvend, mund të kalojnë dekada kur Kosova do të mund të lëviz lirshëm në zonën schengen.

“Definitivisht po, nëse kryhet Demarkacioni ndodh liberalizimi i vizave në muajt e ardhshëm. Nëse kjo nuk ndodh ka pasiguri për muajt, vitet e ardhshme, ndoshta dekadë”, tha Thaçi në emisionin ‘Euro Tribuna’ në Tribuna Channel.

Thotë se nuk njeh zëra kundër formimit të ushtrisë, madje ai thotë se do të punoj që ti bind serbët të votojnë përkundër faktit që sipas tij ata janë të urdhëruar nga Serbia që të mos votojnë formimin e ushtrisë.

“Serbët e Kosovës janë të urdhëruar që të mos votojnë. Janë edhe të frikësuar dhe kërcënuar nga Beogradi që të mos votojnë. Por edhe bashkësisë ndërkombëtare i mbetet që të punojë me Beogradin që të tërhiqet nga ky projekt armiqësor me konoslidinim dhe formimin e shtetit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë të mendojnë që Kosova të mos mbetet viktimë e politikave të gabuara të Beogradit”, tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *