Home / Lajme / Rajon / Thaçi: Qasja e Ivanovit antishqiptare, shqiptaret te marrin fatin ne duart e veta

Thaçi: Qasja e Ivanovit antishqiptare, shqiptaret te marrin fatin ne duart e veta

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar ashpër kundër vendimit që mori mbrëmë presidenti i Maqedonisë Gjogje Ivanov. Presidenti Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook” tha se vendimi i homologut të tij nga Maqedonia është antishqiptar dhe antikushtetues pasi që nuk është respektuar vullneti i qytetarëve, ligji dhe Marrëveshja e Ohrit.

Thaçi theksoi se shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues dhe se duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duar të veta, njofton Gazeta Express.

“Zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti.

Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë. Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta“ shkruan Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *