Home / Shëndeti / Thinjat që nuk shkaktohen nga plakja, ja arsyeja pse shfaqen!

Thinjat që nuk shkaktohen nga plakja, ja arsyeja pse shfaqen!

Një e treta e popullsisë, nis të thinjet para se të mbushë tridhjetë vjet. Kjo ndodh për shkak të mungesës së melaninës, e cila u jep ngjyrë flokëve, sa më shumë plakemi, më pak e prodhojmë atë.
Është e natyrshme që flokët të thinjen, por nga stili i jetës suaj varet nëse do të nisë zbardhja e flokëve tuaja para kohës.

Por, pyetja e madhe është, pse trupi të ndalon prodhimin e melaninës mjaftueshëm? Shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur përgjigje.

Lëkura e kokës është faktori kryesor për daljen e thinjave: Grumbullimi masiv i radikaleve të lira ndodh si pasojë e ushqimeve që konsumojmë dhe procesit të përditshëm të larjes e të tharjes së folikulave, faktorë që mund të bllokojnë prodhimin e melaninës, pigmentit tonë natyror. Thinja nuk ka melaninë dhe kjo është gjithçka që mund të thuhet për të.

Sipas studiuesve, kombinimi i këtyre dy faktorëve, ose më saktë rritja e radikaleve të lira dhe pakësimi i enzimës së katalasë (catalase) mund të çojë në zbardhjen e flokëve. “Nga ana natyrore, metabolizmi ynë prodhon radikale të lira, siç është edhe peroksidi. Ata që rrisin sasinë mund të jenë faktorë të tjerë, duke filluar nga stresi e deri tek ushqimi.

Gjenetika luan një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave: Kjo do të thotë se në qoftë se pjesëtarët e familjes, brezat para jush janë thinjur para kohe, atëherë është e mundshme që kjo do të ndodhë edhe tek ju. Dr. Desmond Tobin, e zbuloi këtë fakt në kërkimin e tij në lidhje me moshën dhe pigmentim e flokëve.

Por, kohët e fundit është zbuluar një molekulë K(D)PT, e cila është e aftë të pengojë daljen e thinjave përmes stimulimit të pigmentimit në folikulën e qimes. Universitetet e Mançesterit dhe Lubekës kanë krijuar në laborator një molekulë të ngjashme me hormonin që prodhon melaninën, duke e pigmentuar te meshkujt dhe femrat nga 45 deri në 65 vjeç.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *