Home / Shëndeti / Thuani lamtumirë celulitit për pak kohë

Thuani lamtumirë celulitit për pak kohë

Idruheni edhe këtë verë celulitit? Nuk jeni e vetmja. 80% e femrave vuajnë nga celuliti, përfshi dhe yjet si Kim Kardashian apo Sienna Miller.

Ekspertët japin këshilla të ndryshme që nga dietat detox tek përdorimi i çajit që ‘shkrin celulitin’. Por sipas një specialisti për lëkurën ka një mënyrë më të lehtë dhe efektive për të hequr ato, dhe gjithçka që ju duhet janë dy përbërës që ju ndodhen në kuzhinë.

Terapistja e lëkurës Nataliya Robinson ka thënë për DailyMail Femail se bërja e një maske me sodë bikarbonat dhe mjaltë Manuka, është mënyra më e mirë për të zbukuruar këmbët.

Mjalti Manuka është mjaltë që prodhohet vetëm nga një bimë në Australi dhe Zelandën e Re, dhe vjen nga pema e Manukës.

“Masazhimi i këmbëve me mjaltë siguron një qarkullim më të mirë të gjakut dhe nxit rrjedhën limfatike. Soda do të pastrojë lëkurën ndërsa mjalti do e gjallërojë atë”, ka thënë Robinson.

Ajo thotë më tej se  mjalti është një përbërës natyral që lehtëson lëkurën dhe zvogëlon celulitin. “Në këtë mënyrë trupi nuk mbingarkohet me toksina dhe kimikate që gjenden në kremërat e kujdesit për lëkurën”, vijon ajo.

Receta e Nataliye është kjo: Një lugë çaji mjaltë, dhe një lugë çaji bikarbonat, përziejini bashkë dhe më pas shtoni pak ujë për tu shkrirë me njëra tjetrën. Masazhojeni në këmbë, bark, kofshë e krahë dhe lëreni të veprojë për 2-3 minuta derisa këto zona të bëhen të lëmuara.

Më pas vendoseni mjaltin në zonat ku keni celulitin dhe këmbët tuaja do të duken të mrekullueshme për 4-7 minuta.  Por Robinson paralajmëron se nuk duhet ta teproni me të pasi mund të shkaktoni këputje të kapilarëve nëse ushtroni shumë presion

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *