Home / Lajme / Kronika e zezë / ‘Ti do jesh e imja me çdo kusht’, i riu fiksohet pas gjimnazistes

‘Ti do jesh e imja me çdo kusht’, i riu fiksohet pas gjimnazistes

Një adoleshente nga Librazhdi është përndjekur dhe dhunuar nga një djalë i ri, i cili është shpallur në kërkim.

Gjatë ditës së djeshme, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e H.G., 24 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe goditur I.L., 17-vjeçe, po nga Librazhdi, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia lokale.

Bazuar në deklarimin e së resë, prej disa kohësh 24-vjeçari e ngacmonte dhe përballë refuzimit të vazhdueshëm të saj e ka përndjekur deri sa e ka qëlluar.

“T’i do jesh e imja me çdo kusht”, raportohet t’i ketë thënë ai teksa i ka dalë përpara në rrugë dhe më pas e ka qëlluar.

Raportohet se adoleshentja ishte gjimnaziste dhe se nuk e njihte djalin i cili ishte fiksuar keq pas saj dhe e përndiqte.

E frikësuar për çfarë mund t’i ndodhte, vajza ka bërë denoncim në policinë e Librazhdit, duke bërë që i riu të shpallet në kërkim dhe në ngarkim të tij materialet hetimore t’i referohen Prokurorisë së Elbasanit për ndjekje të mëtejshme, pëe veprën penale të përndjekjes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *