Home / Lajme / Kronika e zezë / TMERUESE: Burri godet me thikë gruan: Nuk po kujdesesh për mua

TMERUESE: Burri godet me thikë gruan: Nuk po kujdesesh për mua

Një krim në familje ka ndodhur paraditen e së enjtes në qytetin e Patosit, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.Siç bëhet e ditur nga burime të Policisë, rreth orës 10:05 të paradites së djeshme, Arben Hoxha, 53 vjeç, në banesën e tij ka goditur me thikë bashkëshorten e vet, L. Hoxha, 52 vjeçe.

Ngjarja është shënuar në fshatin Kuqar të Patosit, kur burrë e grua kanë qenë të vetëm në shtëpi. Mësohet se pasi kanë bërë debat, për shkak se burri shfaqej nervoz gjithë mëngjesin, situata ka precipituar, ndërsa 53- vjeçari ka marrë thikën e bukës dhe e ka goditur disa herë në trup gruan e tij.Edhe pse nuk jepen shumë detaje rreth shkaqeve të konfliktit, gruaja i ka thënë policisë se nuk duhej shumë që në shtëpi të shpërthente sherri për shkak se i shoqi ngrinte zërin duke thënë se po e lodhte kjo gjendje e tij shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *