Home / Lajme / Kronika e zezë / “Toyota” del nga rruga, humb jetën drejtuesi 50-vjeçar

“Toyota” del nga rruga, humb jetën drejtuesi 50-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor të fshatit Janjar në Konispol.

Si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip “Toyota”, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi 50-vjeçar me iniciale E. M.

Detaje të Policisë së Sarandës:

Rreth orës 08:05, në fshatin Janjar ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor të fshatit Janjar, Konispol, ku për shkak të daljes nga rruga të automjetit tip Toyota me targë SR 2939 B, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.M., rreth 50 vjeç, banues në këtë fshat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me aksidentin.

Gjithashtu lexo

Bogovinë, vidhet stoli ari me vlerë 36.000 euro

Vjedhje e rëndë prej 2.250.000 denarë ka ndodhur dje në fshatin e Tetovës në Bogovinë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *