Home / Kryesoret / Trajnime dhe punësim i subvencionuar për 440 persona të papunë

Trajnime dhe punësim i subvencionuar për 440 persona të papunë

Të gjithë personat e interesuar të papunë, por edhe kompanitë që kanë nevojë për hapje të vendeve të reja të punës prej sot mund të paraqiten për masën “Trajnim në vendin e punës me punësim të subvencionuar”.

Të papunët do të vizitojnë trajnim tremujor te ndonjë punëdhënës i njohur, i cili më pas është i obliguar t’i mbajë në punë edhe gjashtë muaj.

Mjetet si për trajnim ashtu edhe për pagën e të punësuarve të rinj i subvenciononin Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë. Për masën për këtë vit janë parashikuar 62 milionë e 40 mijë denarë, ndërsa do të përfshihen 440 persona të papunë.

“Masa është dedikuar për personat të cilët më vështirë kyçen në tregun e punës dhe persona të cilët kanë nevojë për njohuri dhe aftësi shtesë, si dhe për kompani të cilët kanë nevojë për zgjerim, për vende të reja pune, por për shkak specifikës së vendit të punës nuk mund të gjejnë kuadro adekuate”, tha në konferencën e sotme për media drejtori i APRM-së Vllatko Popovski.

Ai sqaroi se gjatë trajnimit personi i papunë fiton kompensim në para prej 9.000 denarë në muaj, në të cilat është përfshirë edhe sigurimi në rast të fatkeqësisë gjatë punës dhe sëmundjeve profesionale.  Pas përfundimit të trajnimit në vendin e punës, punëdhënësi është i obliguar t’i  punësojë të gjithë personat e trajnuar për të cilat do të fitojë subvencion për punësim në formë të mbështetjes financiare për bruto pagë në vlerë prej 19.000 denarë në muaj për një periudhë prej gjashtë muajve me orar të plotë pune prej të cilëve 17.000 denarë bruto pagë për persona të papunë dhe 2.000 denarë i mban punëdhënësi, si kompensim për shpenzimet e bëra për përgatitjen e personit në procesin e punës.

Shfrytëzuesve të kompensimit në para do t’u ndërpritet e drejta deri në përfundimin e trajnimit, ndërsa shfrytëzuesit e asistencës sociale do të vazhdojnë të marrin ndihmë në para gjatë trajnimit, për ç’arsye kohëzgjatja e përgjithshme e marrjes së subvencionit nuk mund të tejkalojë 18 muaj. Nëse shfrytëzuesi është dëbuar para përfundimit të programit të subvencionimit,. ai ka të drejtë të kthehet në regjistrin e shfrytëzuesve të asistencës sociale.

Në periudhën e fundit prej vitit 2013 deri në vitin 2016 me këtë masë janë përfshirë 984 persona të papunë, prej të cilëve 863 ende janë në punë. Prej tyre 468 janë gra, ndërsa 454 të rinj deri në 29 vjet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *