Home / Lajme / Kronika e zezë / Tre persona tentojnë ta kidnapojnë në Mavrovë, anglezi ai therr njërin prej tyre (Foto)

Tre persona tentojnë ta kidnapojnë në Mavrovë, anglezi ai therr njërin prej tyre (Foto)

Çiklisti britanik dje ishte hasur dhe sulmuar nga tre persona të panjohur, saktësisht në rrugën nga pushimorja në Bunec drejtë Mavrovës.

Sipas dëshmive të turistit britanik, persona të panjohur e kanë lidhur, e kanë futur në veturë dhe në të njejtën kohë ia kanë marrë kartelat bankare që i ka poseduar.

“Duke shfrytëzuar momentin kur ai ka qenë vetë me njërin nga sulmuesit, shtetasi britanik ka zgjidhur duartë dhe sulmuesin e ka goditur disa herë me thikë që e ka pasur me vete. Pasi ka ikur në malin më të afrrt, përmes rrjeteve sociale i ka alarmuar prindërit dhe miqët. Ata janë drejtuar deri te policia britanike e cila përmes ambasadës së Britanisë në Shkup e kanë njoftuar stacionin policorë në Gostivar, prej ku menjëherë është inicuar nisëm për ta gjetur çiklistin. I dëmtuari është gjetur në afërsi të gurores së Pellagonisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, thuhet në njoftimin zyrtar nga Prokuroria Publike.

Siç thonë nga atje, Prokuria Publike – Gostivar ka koordinuar hetim intensive dhe gjurmohet në çdo pistë të mundshme për të gjetur sulmuesit.

Jo zyrtarisht, Agjencia e Lajmeve Flaka mëson që ka qenë ambasada britanike në Shkup që ka bërë trysni deri tek autoritetet e Republikës së Maqedonisë që shtetasi i tyre të gjindet sa më shpejt.

Pas një kërkimi disa orësh, polici arriti të lokalizon vendqëndrimin e tij.

Jo zyrtarisht mësohet që shtetasi britanik natën e kishte kaluar nën qiell të hapur në thellësi të malit, dhe se brenda kohës ishte sulmuar edhe nga qentë. Flaka

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *