Home / Kryesoret / Tregu i Grave nuk gjallëron më si dikur – (VIDEO)

Tregu i Grave nuk gjallëron më si dikur – (VIDEO)

Dita e enjte zakonisht në Tetovë njihet si ditë tregu. Banorët e Tetovës por më shumë por edhe të rrethinës gjatë ditës së sotme i gjen në Tetovë, të cilët krahas blerjes së gjësendeve të nevojshme poashtu edhe sjellin gjallëri në qytet.Pothuajse kjo ditë ka ngelur si traditë e kahmotshme për të dalur në treg. E veçanta e kësaj dite është edhe tregu afër teleferikut respektivisht gjallërohet edhe lagjeja Çarshia e Epërme kun ë popullatën më të gjërë njihet si Pazari i Grave, ku zakonisht familjet këtë treg e shfrytëzojnë për të blerë edhe veshje për ahengjet e  ndryshme familjare gjatë verës.Blerësit thonë se tashmë dukshëm kanë ndryshuar çmimet dhe janë shumë më të larta, njofton Televizioni Koha.

Por nga ana tjetër Televizioni Koha anketoi shitësit të cilët u ankuan se çmimet janë të lira dhe nuk ka punë si në të kaluarën. Poashtu edhe mos regullimi i këtij tregu siç duhet ka bërë që shumë blerës tash të mos e frekuentojnë.

Mirëpo tradita e frekuentimit të këtij tregut në Tetovë gjatë ditës së enjte  gjithnjë shkon duke u zbehur dhe ka shumë pak vizitorë, njofton Televizioni Koha.

Tashmë qytetarët kanë ngelur vetëm me kujtimet nga e kaluara për ditën e enjte si ditë tregu, pasi që koha ka ndryshuar, epoka e modernzimit e ka bërë të veten dhe më shumë qytetarët preferojnë qendrat tregtare se sa tregun klasik. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *