Home / Kryesoret / Treni “Kosova është Serbi” i afrohet Kosovës, vjen deri në Kralevë

Treni “Kosova është Serbi” i afrohet Kosovës, vjen deri në Kralevë

Trenin nacionalist serb që Beogradi nuk mundi ta fuste dot më Kosovë më 14 janar të këtij viti, Serbia po e përdor për qarkullim të brendshëm duke ia ndërruar relacionin nëpër vendin e saj, raporton Koha.net .

Këtë tren, me qëllime të qarta destabilizimi, Serbia e ndali në momentin e fundit në Rashkë pas reagimeve të fuqishme Kosovës e të aleatëve botë dhe pas dërgimit të njësiteve speciale policore të ROSU –s në veri.

Beogradi po përpiqet ta mbajë të gjallë këtë tren bashkë me kujtimin për Kosovën.

Kështu që nga sot, trenit i është ndërruar sërish itinerari.

Ikonografia kishtare serbe e futur në interier dhe në eksterier të trenit me mbishkrimin në 21 gjuhë të huaja “Kosova është Serbi”, nga sot ka filluar qarkullimi Kralevë- Jagodinë – Kralevë, njoftojnë medie të Beogradit.

Me këtë ndërrim itinerari, treni serb anti Kosovë, i është afruar vendit tonë.

Treni, dhuratë nga Rusia, me këto motive dhe në këtë relacion qarkullon dy herë në ditë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *