Home / Lajme / Rajon / “Trud”: Bojko Borisov ka tre variante për përbërje të kabinetit të ri

“Trud”: Bojko Borisov ka tre variante për përbërje të kabinetit të ri

Partia fituese në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari, Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB), e ish-kryeministrit Bojko Borisov, ka tre variante për përbërje të kabinetit të ri, vlerëson gazeta e Sofjes “Trudo”.

Sipas gazetës, mundësia e parë është formimi i qeverisë së pakicës, mundësia e dytë është kabineti me mbështetje të bllokut nacionalist Patriotët e Bashkuar (OP), ndërsa e treta është koalicioni me partinë populiste “Volja”.

Variantet për shumicë të re dhe qeveri të re janë zvogëluar pasi gjatë natës zgjedhore partneri i deritanishëm i GERb-it, koalicioni Blloku reformues (RB) çuditërisht ka rënë nga kombinimi, sepse nuk arriti të hyjë në Parlamentin bullgar.

Mundësinë e parë, që Borisov të marrë pjesë i pavarur vetëm me kuadro nga GERB, ai e theksoi që në fillim të vitit, kur deklaroi se “mendimi nuk është i huaj” për formimin e qeverisë së pakicës.

Varianti i dytë është që Borisov të formojë Kabinet me mbështetje të koalicionit nacionalist Patriotët e Bashkuar (OP) të Valeri Simeonov dhe Krasimir Karakaçanov, i cili nuk do të hyjë në pushtetin ekzekutiv.

I treti dhe varianti më i pak i sigurt është që Borisov ta ftojë “Volja”-n që të përfshihet drejt qeverisë, konkludon gazeta.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *