Home / Lajme / Botë / Turqia e paralajmëron Evropën: Mos ndërhyj në referendum, shikoji punët tua

Turqia e paralajmëron Evropën: Mos ndërhyj në referendum, shikoji punët tua

Turqia e ka paralajmëruar sot Evropën që të mos ndërhyjë në referendumin e saj muajin që vjen për ndryshime kushtetuese dhe për shtimin e pushtetit të presidentit Tayyip Erdogan, ka thënë sot kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.
Ai ka shtuar se Evropa duhet ta shikojë punën e vet, përcjell Express.

Çështja e referendumin tashmë i ka përkeqësuar goxha shumë marrëdhëniet e Turqisë me disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Holandën, pasi që këto të fundit nuk i lejuan ministrat turq që të bënin fushatë në qytetet e tyre para referendumit të 16 prillit.

Yildirim i bëri këto komente gjatë një tubimi të referendumit në provincën jugore Karaman./Express/

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *