Home / Lajme / Botë / Turqia i cilëson të papranueshme thirrjet për vrasjen e Erdoganit në Zvicër

Turqia i cilëson të papranueshme thirrjet për vrasjen e Erdoganit në Zvicër

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka thënë se flamuri i cili bënte thirrje për vrasjen e Erdoganit në Bern të Zvicrës, është i papranueshëm.

“Është e papranueshme që një parti në Zvicër të mbajë tubim me anëtarët e PKK-së dhe të përdorin kësi lloj parulla”, ka thënë Çavusoglu për Anadolu Agency.

“A nuk është kjo mbësthetje për organizatë terroriste? Kjo do të thotë që Partia Social Demokrate në Zvicër është në të njejtën linjë me terrorin dhe organizatat terroriste”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net

Të shtunën në një tubim në Zvicër, u mbajt një tubim kundërshtues për referendumin i cili do të mbahet më 16 prill.

Në njërën nga parullat e kësaj proteste shkruhej edhe “vriteni Erdoganin”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *