Home / Kryesoret / Turqit dhe romët në koalicion me VMRO-në dalin kundër Gruevskit (Video)

Turqit dhe romët në koalicion me VMRO-në dalin kundër Gruevskit (Video)

Kjo që po shohim është një përpjekje e LSDM-së dhe BDI-së, që të bëjnë një defaktorizim të popullit të maqedonasve, të popullit të Maqedonisë, por edhe të komuniteteve tjera etnike në Maqedoni, si të turqve, serbëve, vllehëve, boshnjakëve, romëve, dhe të tjerëve”, tha Nikolla Gruevski, Lider i VMRO-DPMNE (22.02.17). Tri javë pas deklaratës së shefit të VMRO DPMNE-së, dy nga njëzet partnerët e koalicionit parazgjedhor, po flasin ndryshe nga Nikola Gruevski, transmeton Gazeta Express.

Madje, njëri prej tyre po flet në shqip, si formë proteste pse po mashtrojnë me emrin e tij.

Bejxhan Iljaz, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë, është i hidhëruar pse po spekulohet se kinse partia e tij është kundër gjuhës shqipe.

Ky politikan po thotë se për çështjen e dygjuhësisë është në kundërshtim me partnerin e tij të koalicionit VMRO-DPMNE, meqë, siç thotë ai, turqit e Maqedonisë nuk kanë asgjë kundër shqipes.

“Ne nuk jemi kundër askujt. E aq më pak kundër shqiptarëve. Kjo për shkak se ne mendojmë se në Maqedoni, pra në shtetin tonë të përbashkët, të gjithë kanë të drejtë që t’i kërkojnë të drejtat personale dhe kombëtare. Assesi nuk e mendojmë atë që e kanë shkruar portalet dhe nga këtu e demantoj atë”, tha Bejxhan Iljaz, kryetari i Partisë Demokratike Turke.

Kundër përdorimit më të madh të shqipes në Maqedoni, nuk ka gjë kundër as Partia Rome, për të cilin komunitet Nikola Gruevska tha se po defaktorizohet me planet e LSDM-së dhe BDI-së.

Së paku kështu tha kryetari i partisë Forcat Demokratike Rome, Shaban Saliu.

“Qëndrimi i Partisë Rome është sigurimi i parimit kryesor kushtetues për barazinë e subjekteve para Kushtetutës dhe Ligjit. Nuk jemi kundër të drejtave të asnjërit nga komunitet tjera etnike, e as të shqiptareve. Përkundrazi, kemi respekt për të gjitha komunitetet. Në rastin konkret mendojmë se Romëve si komunitet më i madh duhet t’u realizohen të drejtat e tyre dhe t’u jepen të drejtat që ligji ua lejon. Angazhohemi për të drejtat e Romëve dhe nuk jemi kundër të drejtave të asnjë komuniteti e aq më pak të shqiptarëve të cilët i respektoj dhe është komuniteti me të cilët kemi lidhje të afërta miqësore”, tha Shaban Saliu, Forcat Demokratike Rome.

Profesori universitar Lubomir Fërçkoski thotë se të gjithë ata që ironizojnë dhe kundërshtojnë të drejtat kushtetuese të shqiptarëve apo të kujtdo tjetër, janë të “ndërsyer” nga partia e Nikolla Gruevskit.

“Këtu gjërat janë të qarta, kërkesat mund të komentohen si propagandë politike, dhe kjo është e qartë në këtë rast. VMRO-DPMNE nuk dëshiron të pranojë rezultatin zgjedhor”, u shpreh Fërçkoski, Profesor Universitar.

Përndryshe, falë Marrëveshjes së Ohrit, komuna e Shuto Orizares mbetet komuna e vetme në botë ku gjuha rome është gjuhë zyrtare./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *