Home / Lajme / Botë / U varros e gjallë, shpëtohet në momentet e fundit e porsalindura (VIDEO +18)

U varros e gjallë, shpëtohet në momentet e fundit e porsalindura (VIDEO +18)

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Indi. Banorët e një fshati kanë arritur të shpëtojnë në momentet e fundit një të porsalindur që ishte varrosur e gjallë në një fushë në Shyamsundarpur të distriktit Jajpur, në shtetin indian të Odishas.

Bebja besohet se ishte mes 4 – 6 orëshe kur u shpëtua. Ajo u dërgua menjëherë në qendrën më të afërt spitalore dhe më pas në spitalin kryesor të distriktit.

Vajza ishte në gjendje kritike kur mbërriti në spital ndërsa më pas mjekët thanë se gjendja e saj ishte e qëndrueshme.

“Bebja ishte varrosur me kokë poshtë. Ishte e mbështjellë me një pëlhurë. Ne pamë dy këmbë të vogla mbi dhe besuam se mund të ishte gjallë,” tha Alok Ranjan Rout, personi që e shpëtoi të porsalindurën. Lajmi u publikua nga “Times of India”.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta, teksa nuk dihen arsyeja dhe prindërit e të porsalindurës./tvklan.al/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *