Home / Kryesoret / Uji problem për tetovarët edhe këtë pranverë – (VIDEO)

Uji problem për tetovarët edhe këtë pranverë – (VIDEO)

Tetova vazhdon edhe këtë fillim pranverë të ketë probleme me ujin e pijshëm.Momentalisht qyteti I Tetovës furnizohet me 230 litra ujë në sekondë që është e pamjaftueshme për të përmbushur kërkesate  banorëve të këtij qyteti.

“Për momentin kemi 230 litra ujë në sekondë, që është e pamjaftueshme për furnizimin e komplet qytetit.Kjo sepse burrimet prej të cilave ne furnizohemi me ujë për momentin japin vetëm 230 litra ujë, ndërsa për të mbuluar të gjithë qytetin nevojitet minimum 350 litra ujë për sekondë” tha Samedin Abedini udhëheqë i njësisë së ujësjellësit në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Megjithatë nga njësia e ujësjellësit të Tetovës për Televizionin Koha thonë se kjo gjendje do të stabilizohet shumë shpejt ngase do të fillojë që të shkrihet bora në Malin Sharr dhe kjo do të mundësojë që të kemi gjendje më stabile.

“Sa i përket afatit kohorë në kuptimin e rritjes së sasisë së burimeve do të thotë brenda 10 ditëve përafërisht për dhjetë ditë ose dy jave do të stabilizohet gjendja dhe do të kemi ujë të mjaftueshëm në qytetin e Tetovës, ndërsa nëse aludoni në ujin e ri që duhet të vijë për këtë nuk kam informacione duhet që ti drejtoheni komunës megjithëse mund të themi se brenda këtij viti do të realizohet edhe ky projekt”, tha ai, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë pritet që në këtë periudhë të bëhet testimi i sistemit të ujësjellësit të ri kur edhe pritet që të përfundojnë punët rreth ndërtimit të stacionit të filtrimit.

“Ndërtimi i  stacionit të filtrimit të ujit të pijshëm, është faza e fundit e projektit Ujësjellësi për Tetovën. Mjetet për këtë projekt arrijnë shumën mbi 2 milionë euro, që janë siguruar nga Banka Evropiane për Investim, kredi e cila i është ndarë qeverisë, ndërsa ne jemi paraqitur dhe kemi konkurruar si komunë, dhe Komuna e Tetovës është bashkëfinancuese e projektit  me shumën prej 800 mijë euro për ta kompletuar këtë projekt” thonë nga zyra për informim në komunën e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Me furnizimin aktual të qytetit të Tetovës me ujë të pijshëm shumë lagje që janë në pjesët më të larta përballen zakonisht përballen me mungesë të ujit. Më të prekura në këtë ,ungesë të ujit të pijshëm janë, lagjet Çarshia e Epërme, Kolltuk, rruga 146 mbi Arabatin Baba Teqe e kështu me radhë. Pas përfundimit të këtij stacioni qytetarët e Tetovës mund të shpresojnë për ujë të mjaftueshëm ndërsa pa u përfunduar ky stacion qytetarët e Tetovës do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga rrjeti i vjetër i ujësjellësit të Tetovës. Ndërtimi i ujësjellësit të Tetovëska filluar pothuajse para 17 viteve dhe nuk është përfunduar akoma edhe pse  ka qenë një nga premtimet më të mëdha dhe prioritare të partive politike shqiptare dhe kandidatët për kryetarë të komunës së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe, 22 marsi llogaritet edhe si dita ndërkombëtare e ujit por në Tetovë nuk është mbajtur ndonjë aktivitet për ta shënuar këtë ditë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *