Home / Lajme / Rajon / Urimi për detyrën si President i SHBA-ve, ja letra që Trump i shkruan Ramës

Urimi për detyrën si President i SHBA-ve, ja letra që Trump i shkruan Ramës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka kthyer mesazhin kryeministrit Edi Rama, i cili e uroi me rastin e betimit në detyrën e tij në datën 20 janar.

Në mesazhin e tij Trump e falënderon Ramën për mbështetjen e dhe inkurajimin ndaj tij, ndërsa thekson se përpara kanë mjaft sfida për të cilat është i bindur se do t’i kapërcejnë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin.

Mesazhi i plotë:

“Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij ku shkruhet:

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump”, shkruan Rama në Facebook.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *