Home / Shëndeti / Ushqimet që pastrojnë organizmin nga nikotina

Ushqimet që pastrojnë organizmin nga nikotina

Duhanpirësit, mund ti ndihmojmë trupit të tyre përmes disa ushqimesh për të cilat mjekët thonë se pastron trupin sadopak nga nikotina.

Nikotina është substanca kimike që gjendet tek cigaret, përgjegjësese për varësinë ndaj duhanit. Është një stimulant që bllokon nervat, qelizat gjë që çon në mosfunksionimin e tyre. Bima e duhanit që prodhon nikotinë rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Këto janë ushqimet të cilat mund të iu ndihmojnë në pastrimin e trupit nga nikotina.

Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo për faktin se shumica e njerëzve hanë ushqime të pashëndetshme dhe duan një kohë të gjatë për t’u tretur. Zorra e trashë duhet të pastrohet nga mbeturinat dhe toksina në mënyrë që të parandalohet kanceri i zorrës së trashë dhe të jetoni shëndetshëm.

Perimet me gjethe të gjelbër: spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile, lakra e brukselit, shparku, selinoja, etj..janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni zorrën e trashë. Perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili ndihmon në largimin e baktereve të akumuluara në zorrën e trashë dhe shëron muskujt e traktit gastrointestinal.

Lakra jeshile: Sa më shumë lakër të gjelbër të konsumoni aq më të mbrojtur do jeni nga kanceri.

Karrotat: Konsumimi i rregullt i Karrotave ndihmon në marrjen e vitaminave A,C dhe K, të cilat i shkaktrron nikotina.

Shegët: Pirja e duhanit rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe duke konsumuar shegë qarkullimi i gjakut normalizohet.

Aloe Vera: kjo bimë detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Lëngu i aloe veras ka veti anti inflamatore, që do të thotë se ndihmon në lehtësimin e simptomave të shkaktuara nga inflamacioni i tepërt në trup.

Molla dhe uthulla e mollës (musht): është një nga frutat më të mira për pastrimin e zorrës së trashë. Molla është e pasur në fibra dhe ndihmon në tretje, ajo është e pasur me pektin, një element, i cili vepron si një pastrues brenda në zorrë, duke eliminuar mbeturinat që gjenden aty.

Drithërat: buka, makaronat dhe orizi integral janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e zorrës së trashë.

Xhinxheri: Xhinxheri ndihmon në largimin e simptomave të padëshiruara të duhanit nga trupi. Gjithashtu redukton toksinat në gjak, që shkaktohen nga nikotina.

Fasulet, bishtajoret dhe thjerrëzat: ndihmojnë në tretje për shkak se janë të pasura me fibra dhe kanë veti anti inflamatore për shkak të antioksidantëve që përmbajnë. Fasulet dhe bishtajoret janë shumë të shëndetshme sepse përmbajnë lëndë ushqyese si vitamina, minerale, kalcium, magnez, hekur, zink, kalium dhe proteina.

Çaji jeshil: detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndihmon në përmirësimin e funksionimit të zorrëve. Çaji i mentes dhe i senës janë gjithashtu një alternativë shumë e mirë për pastrimin e zorrës së trashë.

Limoni: për shkak të përbërësve që mbart, limoni vepron si antiseptik dhe pengon rritjen e mikroorganizmave në zorrë. Pini një gotë ujë me limon në mëngjes dhe do t’ju ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *