Home / Shëndeti / Ushqimet që ulin kolesterolin në mënyrë natyrale!
pouring oil

Ushqimet që ulin kolesterolin në mënyrë natyrale!

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë efikase për të ulur kolesterolin lexoni me vëmendje këto alternativa natyrale të cilat do t’ju vijnë shumë në ndihmë.

Pini verë të kuqe: shkencëtarët janë duke na dhënë edhe një arsye tjetër për të pirë për shëndetin tonë. Rrushi i kuq, i përdorur për të bërë verën e kuqe, në fakt mund të ketë një efekt të rëndësishëm në uljen e niveleve të kolesterolit. Një studim i kryer nga departamenti i metabolizmit dhe të ushqyerit në Universitetin “Complutense de Madrid” në Spanjë, ka dalë në përfundimet se kur individët konsumojnë të njëjtën shtesë të rrushit, të gjetur në verën e kuqe, nivelet e tyre LDL ulen me 9%. Përveç kësaj, ata që kishin kolesterol të lartë panë një rënie të tij me 12%. ! Një gotë verë është e mjaftueshme.

Arra: nëse jeni duke kërkuar për një ushqim që ul nivelin e kolesterolit, studimi tregon se thjesht duhet të konsumoni arra! Në një studim të publikuar nga revista “Clinical Nutrition” në amerikë, njerëzit që konsumojnë disa kokrra arra për 6 ditë në javë për 1 muaj mund të ulin kolesterolin total me 5.4% dhe kolesterolin LDL me 9.3%. Megjithatë, edhe pse janë të shëndetshme, arrat janë gjithashtu të larta në kalori, kështu që mos e teproni me konsumimin e tyre.

Konsumoni fasule: fasulet, me të vërtetë janë të mira për zemrën tuaj. Hulumtuesit në Universitetin Politeknik të Arizonës gjetën se duke shtuar ½ filxhan fasule në supë, mund të ulni kolesterolit total, duke përfshirë edhe LDL, deri në 8%. Çelësi janë fibrat, të cilat ndodhen me shumicë tek fasulet, ato absorbojnë kolesterolin në ushqime të caktuara.

Konsumoni hudhra: hudhra bën pjesë në listën e ushqimeve që stimulojnë kolesterolin e ulët. Ajo parandalon mpiksjen e gjakut, redukton presionin e gjakut dhe ju mbron nga infeksionet. Mundohuni të konsumoni dy deri në katër thelbinj hudhra të freskëta në ditë përtë luftuar kolesterolin.

Nëse vuani edhe nga sëmundje të tjera dhe ndonjë nga ushqimet ju bën dëm, konsultohuni më parë me mjekun

Gjithashtu lexo

Çuditen edhe vetë farmacistët: Ky krem me produkte shtëpie fshin përgjithmonë rrudhat

Shumë prej nesh luftojnë me rrudhat dhe kjo është arsyeja pse ne kemi arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *