Home / Kryesoret / Vajza me plagë nga djegia kthehet në shtëpi, nëna nuk ka para ta shoqërojë atë në spital! (Video)

Vajza me plagë nga djegia kthehet në shtëpi, nëna nuk ka para ta shoqërojë atë në spital! (Video)

Nëntë vjeçarja Selma Demir para tre ditëve ka marrë plagë të mëdha në fytyrë, shpinë dhe gjoks nga djegia, përderisa ishte duke e ndezur koftorin me dru në shtëpinë e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vajza menjëherë është dërguar në spital, por siç thotë nëna e saj Jagoda nuk e kanë pranuar sepse nuk ka pasur të paguajë 2 mijë denarë në ditë që të mund të qëndrojë në spital me vajzën. Selma e cila sigurim shëndetësor, përveç plagëve të rënda nga djegia, vuan edhe nga epilepsia, prandaj edhe duhet të qëndrojë dikush afër saj.

Jagoda Rexhep është grua e ve dhe thotë se për shkak të sulmeve të shpeshta patjetër ta shoqërojë vajzë. E gjithë kjo ka ndodhur në Klinikën e kirurgjisë për fëmijë, përderisa paraprakisht nga spitali ‘8 Shtatori’ ishte dërguar aty. Jagoda është kthyer në shtëpi me vajzën e cila është me plagë të rënda dhe në agoni.

‘E ka ndezur koftorin me dru dhe fanellja i është ndezur. Menjëherë e kemi dërguar te mjeku, por nga atje më thanë se patjetër të paguaj 2 mijë denarë për të qëndruar me atë. Kështu që u kthyem në shtëpi, ajo ka shumë dhimbje’, thotë nëna e vajzës.

Drejtori i spitalit 8 Shtatori për Nova thotë se ata nuk kanë repart për fëmijë as edhe qendër për të djeguri, prandaj vajza ishte dërguar në klinikat e Shkupit. Por, ai thotë se patjetër se duhet të shoqërohet vajza edhe nëse nënba nuk ka para për të paguar sepse nga vetdjegiet mund të merr infeksione të cilat mund të jenë fatale për jetën e vajzës.

Nga ana tjetër drejtori i Klinikës kirurgjike për fëmijë, Riste Simeonov tha se nuk është e vërtetë se nëna është kthyer në shtëpi. Ai tha se me djegie të këtilla dhe me terapi mund të shërohet edhe në shtëpi.

Poashtu nga Komuna e Shuto Orizares kanë premtuar se do t’i paguajnë të gjitha harxhimet për shërim të Selmës së vogël.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *