Home / Kryesoret / Vazhdon pagesa e subvencioneve për bujqit

Vazhdon pagesa e subvencioneve për bujqit

Bujqit presin pagimin e subvencioneve të fillojë në dy  deri tre ditët e ardhshme. Nga Agjencia Pagesore morën informacion se, siç thonë urdhërpagesat tashmë janë nënshkruar dhe janë transferuar në Ministrinë e Financave.

“Nuk  është përjashtuar që një pjesë e mjeteve të hyjnë në llogari menjëherë sot. Jemi të informuar se para ka dhe se procesi i pagesës ka filluar, deklaroi kryetari i Federatës së Fermerëve të RM-së Nikolla Stamenov.

Sipas tij, prioritet duhet që t’i jepet mjeteve që kanë mbetur që nga viti 2015 dhe paralelisht të paguhet edhe përkrahja për vitin 2016.

“Bujqit tashmë nuk mund të presin, paratë i kanë më se të nevojshme për përgatitjen  e prodhimeve të ardhshme. Për shkak të krizës politike punët shkuan në drejtim të gabuar, por megjithatë të gjithë së bashku arritëm që të veprojmë dhe të zhbllokohet procesi dhe pagesa e subvencioneve të fillojë”, theksoi Stamenov dhe shprehu bindje se deri më 30 qershor të vitit 2017 pagesa e subvencioneve bujqësore do të jetë lehtë e realizueshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *