Home / Kryesoret / Vazhdon sot gjykimi për rastin e Almir Aliut

Vazhdon sot gjykimi për rastin e Almir Aliut

Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut, e ndërprerë për shkak të mungesës së ekspertizës neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliç.

 Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç thotë se në raportin e mjekëve është konstatuar se i akuzuari për vrasje ka qenë në vetëdije gjatë kryerjes së aktit dhe ka pasur njohuri për pasojat që mund t’i ketë pas kryerjes së veprës, njofton Alsat M.

Sedat Aliu babi i të ndjerit Almir Aliut pret nga organet kompetente që të vënë drejtësinë në vend dhe apelon për mos zvarritjen e procesit gjyqësor.

Almir Aliu humbi jetën pak ditë pasi u shtyp me makinë nga ana e Boban Ilic në natën e 25 qershorit të vitit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *