Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdes 26-vjeçari nga Tetova, i cili ishte therur me thikë në qafë dhe shpinë

Vdes 26-vjeçari nga Tetova, i cili ishte therur me thikë në qafë dhe shpinë

Njëzet e gjashtë vjeçari I.K nga Tetova i cili ishte therur me thikë në pjesën e shpinës dhe qafës më 20 mars të këtij muaji, gjysmë ore pas mesnate ka humbur jetën në Qendrën Klinike, ka bërë të ditur zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski, transmeton Televizioni Koha.

Sipas të dhënave të deritanishme, tani më i ndjeri së bashku me I.K (30) pesë ditë më parë janë sulmuar nga dy vëllezër M.M (34) dhe R.M (32) poashtu nga Tetova.

Ai ka theksuar se incidenti ka filluar në një kafiteri në rrugën “Vëllezërit Milladinovci” në Tetovë, ku ata janë përleshur fizikisht dhe më pas janë takuar në bulevardin “Bllagoja Toska” ku ka vazhduar përleshja fizike.

“Të dy sulmuesit menjëherë pas incidentit janë arrestuar nga policia, ndërsa M.M nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit si i dyshuar se ka bërë veprën penale vrasje në tentim, ndërsa tani me siguri pas situatës së re të krijuar vepra do të rikualifikohet në vrasje, ndërkaq vëllau i tij R.M pas bisedës është lëshuar si i dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, por edhe këtu mund të ketë rikualifikim të veprës”, ka thënë Josifovski. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *