Home / Lajme / Rajon / Vdes në spital një nga vëllezërit e plagosur në Bathore, 4 në pranga. Si ndodhi sherri masiv

Vdes në spital një nga vëllezërit e plagosur në Bathore, 4 në pranga. Si ndodhi sherri masiv

Ka ndërruar jetë në spital një nga vëllezërit e plagosur pasditen e djeshme në Bathore pas një sherri ku u përfshinë 6 persona që nisi me grushte e përfundoi me armë. Policia arrestoi pak minuta pas ngjarjes një 16-vjeçar si autor por ndërkohë ka zbardhur të plotë ngjarjen dhe si nisi sherri mes dy të rinjve fillimisht që thirrën në ndihmë, njëri dajat e tjetri babain.

Më datë 18.03.2017, Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj jetës, kanë dokumentuar ngjarjen e ndodhur në datë 17.03.2017, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Rasim C., 49 vjeç, banues në Tiranë;
2. L. C., 16 vjeç, banues në Tiranë; (djali i Rasim C.)
3. Altin Barlika, 38 vjeç, banues në Tiranë; (daja i K.P.)
4. K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë

SI NDODHI NGJARJA
Dy 16-vjeçarët K. P. dhe L. C., janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksandër Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit K. P.) dhe Rasim C. (babai i L. C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin.

Konflikt i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit, e më saktësisht, shtetasit Aleksandër Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rrëmujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe dëmtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krehër dhe 8 fishekë
– Nje armë gjahu e tipit çifte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *