Home / Lajme / Kronika e zezë / Vdes në Tiranë diplomati i lartë gjerman

Vdes në Tiranë diplomati i lartë gjerman

Një diplomat i lartë i Gjermanisë ka ndërruar jetë në Tiranë.

Burime nga policia thanë se në orët e para të mëngjesit të djeshëm është gjetur i pajetë në banesën e tij, Michael Gumprich, 54 vjeç zyrtar i ambasadës gjermane në Tiranë, thanë për SYRI.net, burime nga policia.

Sipas tyre, Gumprich jetonte në një banesë me qira në rrugën e Bogdanëve, jo shumë larg nga ambasada. 54-vjeçari ishte në Tiranë me detyrën sekretarit të dytë të ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri.

Trupi është gjetur në banesën e tij dhe nga të dhënat e para mësohet se në trup nuk ka pasur shenja dhune, apo shenja të tjera që mund të çojnë në dyshimet e një krimi.

Por trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për këqyrjen e kufomës.

Gjithashtu lexo

Bogovinë, vidhet stoli ari me vlerë 36.000 euro

Vjedhje e rëndë prej 2.250.000 denarë ka ndodhur dje në fshatin e Tetovës në Bogovinë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *