Home / Lajme / Rajon / Veliaj: Ky është plani Urbanistik që do ta bëjë Tiranën po aq te bukur sa Pazari i Ri

Veliaj: Ky është plani Urbanistik që do ta bëjë Tiranën po aq te bukur sa Pazari i Ri

Plani i Përgjithshëm Vendor që u miratua në fund të dhjetorit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që ta shndërrojë Tiranën sikurse u transformua edhe Pazari i Ri.

Në fjalën e mbajtur në konferencën me temë “Të jesh qytet sot”, të organizuar nga stafi i Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar nga dy homologët italianë, kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella dhe ai Veronës, Flavio Tosi, theksoi se shumë nga konceptet e projektet që propozon Tirana030 janë po aq transformuese e po aq inovative.

“Natyrisht, do të ngjallim shumë diskutim, debat, kritika e padyshim edhe baltë, sepse këtu balta s’mungon kurrë. Por rezultati i zbatimit të këtij plani është një transformim po aq i thellë i Tiranës sa edhe i Pazarit të Ri. PPV është sot në hapat e fundit drejt miratimit në KKT. Por puna për zbatimin e shumë prej projekte ve dhe shtyllave të Planit tashmë ka ecur mjaft përpara. Transformimi ka filluar. Masterplani për zhvillimin e zonës, e cila do të ketë një studim të veçantë brenda PPV, do t’i hapë rrugë zhvillimit të kësaj poliqendre të re të Tiranës, e para ku është investuar fillimisht në infrastrukturë, kanalizime, gjelbërim e hapësirë rekreacionale, përpara se t’i hapet rrugë zhvillimit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se  përfundimi i tre projekteve, Pazarit të Ri, Sheshit Skënderbej dhe Bulevardit të Ri, i shtojnë kryeqytetit jo vetëm tre hapësira zhvillimi, por edhe tre hapësira që do të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe shëndetin e qytetit.

“Sheshi Skënderbej do të jetë praktikisht një pyll në kërthizën e gjithë hapësirës shqiptare. Në Kilometrin 0 të Shqiptarëve. Parku qendror në Bulevardin e Ri po ashtu. Pra, boshti i kryeqytetit, nga Lumi i Tiranës e deri tek Parku i Liqenit, do të shndërrohet praktikisht në një kompleks parqesh e gjelbërimi që do ta bëjnë Tiranën më të bukur, më të gjelbër, më njerëzore. Unë besoj se ky fokus tek gjelbërimi, cilësia e jetesës, hapësirat rekreacionale dhe hapësirat e jetesës në komunitet, janë elementët më revolucionarë të Tirana030”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se kryeqyteti është tashmë edhe në një pikë kthese në kulturën e lëvizshmërisë në Tiranë, ku transporti urban, një nga shtyllat e Tirana030, shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë cilësore, dinjitoze ndaj makinave personale.

“Tirana 030 është një projekt për Tiranën e gjeneratës tjetër. Por ka tashmë në Tiranë disa hapësira ku qytetarët mund të shohin filozofinë e këtij plani dhe kësaj bashkie në veprim. Siç janë Pazari i Ri, apo Parku i Madh i Liqenit apo siç do të jetë së shpejti Sheshi Skënderbej. Jo larg nga sot, brenda mandatit tonë të parë, do të jenë kthyer në realitet edhe shumë nga projektet e tjera të parashikuara këtu. E them këtë me shumë bindje, sepse si kurrë më parë kemi një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi mes Bashkisë dhe Qeverisë dhe një kryeministër që jo vetëm i kupton e i mbështet nevojat e një qyteti, por është njëkohësisht edhe një mik dhe një dashamir i palëkundur i Tiranës”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *