Home / Lajme / Kronika e zezë / Vëllezërit shqiptarë kapen me 4.5 mln € kokainë e 233 000 € të gatshme (VIDEO)

Vëllezërit shqiptarë kapen me 4.5 mln € kokainë e 233 000 € të gatshme (VIDEO)

Një sasi prej 32 kg kokainë si dhe 233.950 euro janë sekuestruar nga policia italiane, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona me kombësi shqiptare. Arrestimet janë kryer në provincën e Komos.

Gjatë kontrolleve kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, policia pikasi një automjet që qarkullonte në mënyrë të dyshimtë dhe në brendësi të saj ishin dy vëllezër shqiptarë të papunë, por të dedikuar për të transportuar drogën e blerë në Holandë.

Hetimet e mëvonshme nga Guardia di Finanza kanë identifikuar menjëherë një pronë në komunën Inverigo ku ata jetonin.

Gjatë kontrollit u gjetën 29 pako kokainë, e cila kap shifrën e mbi 10 mijë eurove secila.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur në një vend të fshehur rreth 230 mijë euro para të gatshme.

Dy vëllezërit shqiptarë me iniciale A. N, 32 vjeç, dhe Q.N, 34 vjeç, u dërguan në burgun e Komos. Paraprakisht thuhet se sasia e drogës do t’u sillte fitime rreth 4.5 milionë euro nëse shitej në tregun me pakicë.

Gjithashtu lexo

Aksidentohet një 9 vjeçarë – (VIDEO)

Në udhëkryqin e fshatit Bogovinë të dielën  rreth orës 9.40 minuta ka ndodhur një aksident …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *