Home / Lajme / Botë / Vendi ku Putini çdo vit gërmon 114 milionë euro (Foto)

Vendi ku Putini çdo vit gërmon 114 milionë euro (Foto)

Lideri rus, Vladimir Putin, është adhurues i madh i gjërave me shkëlqim, ndërsa masivi Kondyor në Siberinë lindore është miniera e mineraleve të tij të preferuara.

Presidenti më i pasur në histori: Pasuria e Putinit peshon 200 miliardë (Foto)
Presidenti më i pasur në histori: Pasuria e Putinit peshon 200 miliardë (Foto)

Putini besohet se ka një pasuri prej 150 milionë funteve, për çka bën një jetë mbreti.

Derisa bosi i Kremlinit kënaqet me pasurinë e deritashme, Daily Star raporton për burimin e tij të pashtershëm të pasurisë.

Minerali i platinit…

Fjala është pra për masiv Kondyor, ku ka diçka më të vlefshme se ari: platini! Që nga koha e Bashkimit Sovjetik, nga aty janë gërmuar 85 mijë tonelata të platinit. Më 2011 nga aty janë nxjerrë afro 3,500 kilogramë që vlerësohen në 100 milionë funte (114 milionë euro).

Ora e Putinit…

Gërmimi aty nuk ndalet kurrë. Dhe, si dëshmi e “dashurisë” ndaj platinit, Putini e ka një orë nga ky metal që kushton hiq më pak se 464 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Kjo është pasuria marramendëse e Putinit
Kjo është pasuria marramendëse e Putinit

Kur ka nisur shfrytëzimi i masivit, ekspertët thanë se ishte formuar nga goditja e meteorit ose vullkanit. Duke kërkuar përgjigjen ata kuptuan se ky është vend i metaleve të çmuara.

Gërmimet nuk ndalen…

Platini vlen më shumë se ari. Në vit nxirren veç 160 ton platin në krahasim me 1,500 ton ar. Kështu, presidenti rus që ka një flotë prej 700 makina dhe rreth 20 prona luksoze, nuk e ka pasë problem të realizojë pasurinë veç nga këto minerale të çmuara të Siberisë.

Nga Kremlini mohohen pretendimet e tilla duke thënë se ai bën jetë modeste dhe se kishte veç 100 mijë funte të ardhura më 2015. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *