Home / Sport / Video/ Përplasja e frikshme e Fernando Torres

Video/ Përplasja e frikshme e Fernando Torres

Momente frike në sfidën e kampionatit spanjoll mes Deportivo La Korunjës dhe Atletiko Madridit që përfundoi në barazim 1 – 1. Sulmuesi i madrilenëve Fernando Torres pësoi një dëmtim të rëndë në një dyluftim me një kundërshtar.

Përplasja ishte e fortë dhe Torres u shemb në fushë pa ndjenja. Futbollisti i Atletikos u dërgua në spital ku është nën vëzhgimin e mjekëve. Gjendja e tij sipas raportimeve të mediave spanjolle është e stabilizuar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *