Home / Kryesoret / Video shokuese: Vetëdigjet emigranti në Greqi

Video shokuese: Vetëdigjet emigranti në Greqi

Pamjet e publikuara orët e fundit në rrjetet sociale, që pasqyrojnë çastin kur një refugjat sirian në ishullin grek të Hios përpiqet t’i vërë zjarrin vetes shkaktojnë shok.

Duke protestuar për izolimin e tij në këtë ishull dhe mosaprovimin e kërkesës për azil, ai ka hedhur mbi rrobat e tij lëndë djegëse dhe kërcënon se do të vetëdigjet.

Një prej policëve, që largon refugjatët e tjerë që ndiqnin këtë skenë, përfiton nga një moment kur ai nuk e kishte mendjen dhe përpiqet t’i marrë çakmakun, por nuk ia arrin dhe të dy mbulohen nga flakët.

Pamjet më pas tregojnë refugjatin që vrapon në drejtime të ndryshme duke u djegur, ndërsa shumë të pranishëm përpiqen ta ndalojnë dhe t’i shuajnë flakët.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *