Home / Kryesoret / Vitin e ardhshëm Serbia planifikon të nisë autostradë 800 milionëshe Nish-Prishtinë

Vitin e ardhshëm Serbia planifikon të nisë autostradë 800 milionëshe Nish-Prishtinë

Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se do të nisë punën në ndërtimin e autostradës së re nga qyteti i Nishit në Prishtinë.

“Ky projekt pritet të fillojë në vitin e ardhshëm, do të bashkojë këtë qytet të Serbisë me Prishtinën”, shkruan Worldhighways, transmeton Klan Kosova.

“Kjo autostradë do ta lidhë po ashtu Serbinë me Shqipërinë, përmes perëndimit të Kosovës, duke siguruar kështu rrugëtim të shpejtë në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Detajet thuhet se nuk janë bërë të ditura por që vlera e këtij projekti pritet të jetë afro 800 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *