Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE kërkon dënim maksimal për kryerësit e flamurit shqiptar në Kumanovë!

VMRO-DPMNE kërkon dënim maksimal për kryerësit e flamurit shqiptar në Kumanovë!

VMRO-DPMNE dënon ashpër incidentin e sotëm në Kumanovë në të cilën nga shtiza u hoq flamuri maqedon dhe u vendos ai shqiptar.

“VMRO-DPMNE kërkon zbulimin e menjëhershëm dhe ndëshkim më të rëndë e të të gjithë autorëve të këtij vandalizmi dhe akti anti-shtetëror që shkel dinjitetin kombëtar maqedonas”, theksojnë nga partia maqedonase VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE paralajmëroi se pazari dhe negocimi rreth interesave më të larta shtetërore dhe nacionale sjell rreziqe të mëdha të mundshme.

“Për këto arsye VMRO-DPMNE ka thënë se platforma tiranase duhet të refuzohet nga të gjithë aktorët politikë, sepse ajo rrezikon të ardhmen e Republikës sovrane dhe unitare të Maqedonisë.

Revolta e asaj platforme vazhdimisht është në rritje. Për këtë edhe populli është në këmbë! Për këtë shkak Maqedonia po zgjohet “, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *