Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE “po lutë” ndërkombëtarët për qeveri të zgjeruar?

VMRO-DPMNE “po lutë” ndërkombëtarët për qeveri të zgjeruar?

VMRO-DPNE ka ndryshuar qasjen lidhur me daljen nga kriza aktuale politike dhe tani është e interesuar për formimin e një qeverie të zgjeruar nga katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni, raporton Dojçe Vele.

Sipas burimeve partiake të DV-së, pas reagimeve të ashpra të bashkësisë ndërkombëtare ndaj vendimit të Ivanovit që të mos ja japë mandatin Zaevit, një rreth i ngushtë rreth kreut partiak ka vlerësuar se për momentin “më mirë është madje edhe një zgjidhje e tillë, se sa të mbeten jashtë pushtetit”. Në VMRO-DPMNE zyrtarisht nuk kanë dashur t’i komentojnë këto informacione, me arsyetim se bëhet fjalë për spine, transmeton Gazeta Lajm.

Ndërkohë flitet edhe për aktivizim të “diplomacisë partiake” ët VMRO-DPMNE-së. në këtë kontekst përmendet vizita dyditore e ministrit të jashtëm, Nikolla Popovski në Bruksel. Zv/kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, ka akuzuar se Popovski atje ka paraqitur vetëm interesat partiake.

“Konfirmimi i fundit për këtë vjen nga Brukseli, ku dy ditët e fundit ka qëndruar deputeti, i cili njëherit është edhe ministër i punëve të jashtme, Nikolla Popovski dhe i cili sipas informatave të vërtetuara gjënë e vetme që ka bërë ka folur për domosdoshmërinë që VMRO-DPMNE të mbetet në pushtet ose pjesë e pushtetit në Republikën e Maqedonisë”, tha Shekerinska. VMRO-DPMNE reagoi me demant të ashpër ndaj kësaj deklarate të Shekerinskës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *