Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE: Vazhdimi i mandatit të PSP-së nuk ka arsye racionale

VMRO-DPMNE: Vazhdimi i mandatit të PSP-së nuk ka arsye racionale

Pas publikimit të raportit të dytë të PSP, me kumtesë ka dalë edhe VMRO-DPMNE-ja, e cila dyshon në punën e kësaj, gjë që e dëshmon edhe anulimi i rastit “Puç”, shprehen nga kjo parti, transmeton Gazeta Express.

PSP me anulimin e rastit “Puç” dhe me lirimin e Verushevskit nga paraburgimi dhe me atakun e tanishëm ndaj mediave, e konfirmoi se nuk ka asnjë arsye racionale për vazhdimin e mandatit të saj, thuhet në kumtesën e VMRO­-DPMNE­së.

VMRO-­DPMNE-­ja, siç theksohet në kumtesë, votoi për PSP-­në, me shpresë se në mënyrë profesionale, paanësisht dhe në mënyrë joselеktuese do ta kryejë punën.

“VMRO-­DPMNE-­ja nuk ka votuar për PSP­-në që të jetë bashkëpunëtore e parë dhe dëgjuese e kriminelëve të abolucionuar dhe do të shërbejë si organizatë komunale e udhëheqësisë së LSDM­-së. VMRO-­DPMNE-­ja nuk votoi për PSP­-në e cila do të frikësojë dhe do të mbyllë media. VMRO-­DPMNE-­ja nuk votoi për PSP­në e cila do të punësojë të afërm dhe anëtarë partiakë të LSDM-së dhe do të angazhojë funksionarë dhe subjekte të Zaevit si ekspertë”, theksojnë nga VMRO-­DPMNE­ja.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *