Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: Zaev e zgjodhi platformën e Tiranës në vend të interesave kombëtare

VMRO-DPMNE: Zaev e zgjodhi platformën e Tiranës në vend të interesave kombëtare

VMRO-DPMNE, sot përmes kumtesës e akuzoi Zoran Zaevin se “midis platformës së Tiranës dhe interesave shtetërore dhe nacionale të popullit të tij ka zgjedhur platformë, e cila”, siç theksojnë, “do të thotë përzierje e drejtpërdrejt në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë”.

Sipas partisë, Zaev dhe LSDM vetëm për të ardhur në pushtet, janë të gatshëm për dygjuhësi në mbarë shtetin, emblema dygjuhësore të ushtrisë dhe policisë, banknota dhe kartëmonedha dygjuhëshe, si dhe shpalljen e popullit të vet si popull gjenocid. Njëherësh, porosisin, se LSDM dhe Zaev nuk guxojnë më të ikin dhe të fshihen me gënjeshtra dhe manipulime të lloj-llojshme nga populli dhe përsëri t’i dërgojnë propozimet e tyre për dalje nga kriza.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë presin Zoran Zaev dhe LSDM qartë ta hedhin poshtë platformën e Tiranës dhe të zotohen se nuk do t’i realizojnë elementet prej saj. Nëse LSDM e bën këtë, VMRO-DPMNE do të votojë për qeverinë e re të cilën do ta formonte dhe kryesonte Zoran Zaev. Nëse i aboluari Zoran Zaev është i impresionuar nga platforma e Tiranës le të pranojë zgjedhje parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale në maj dhe le të dalë para qytetarëve me kërkesat e Tiranës. Kështu, qytetarët do të munden qartë të tregojnë se çfarë mendojnë për atë, pa u mashtruar sërish me zgjedhjet, siç e bëri një herë këtë LSDM dhe krimineli i aboluar Zoran Zaev”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *