Home / Kryesoret / VMRO i drejtohet LSDM-së: Zgjedhje të reja ose hiq dorë nga Platforma Shqiptare

VMRO i drejtohet LSDM-së: Zgjedhje të reja ose hiq dorë nga Platforma Shqiptare

VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme thekson se e ka shpalosur qartë pozicionin e saj, para se të hyjë në bisedime për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar, dhe se ajo ka qenë “Qeveri po, por jo me çdo kusht”.

“VMRO-DPMNE ka refuzuar që të bisedojë nën shantazhim për pranim të Platformës së hartuar dhe nënshkruar në Tiranë, qëllimi kryesor i së cilës është ridefinimi i Republikës së Maqedonisë dhe transformimi i saj nga një shtet multietnik në bionacional”, theksojnë nga partia, trasnmeton Gazeta Express.

Ata mbeten në qëndrimin se zgjidhja për situatën është ose zgjedhje të reja ose Zaevi dhe LSDM-ja të heqin dorë nga Platforma Shqiptare, ndërsa VMRO-DPMNE me deputetët e saj ta mbështesin që të formojë qeveri.

Ndërkaq nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një intervistë për media kishte thënë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare nuk e cenon integritetin territorial të Maqedonisë dhe se njëjta është përpiluar e nënshkruar në Shkup

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *